Derisa drama e Superligës evropiane u shemb ende pa nisur, ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë normalisht.
Në mbrëmjen e sotme, do të luhet gjysmëfinalja e parë mes Real Madridit dhe Chelseat, raporton FrontOnline.
Në “Alfredo di Stefano”, skuadra më e trofeshme në Evropë e pret Chelsean e Thomas Tuchelit.
Për Real Madridin, lajm i madh është rikthimi i Eden Hazardit nga lëndimi, por edhe i Casemiros, i cili pritet të startojë nga fillimi.
Nga ana tjetër, Zinedine Zidane duhet të bëjë pa Fede Valverden e infektuar me COVID-19 dhe tre të lënduarit, Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Ferland Mendy.
Ndërkaq, Chelsea nuk ka telashe me lëndime apo pezullime dhe është e kompletuar.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Nacho; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Werner; Havertz.
Ndeshja e sotme nis nga ora 21:00 dhe një gjë është e sigurtë – spektakli në fushën e gjelbër nga të dyja skuadrat./FrontOnline/