Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale (Real Madrid – Chelsea 1:1), sonte luhet edhe ndeshja e dytë e kësaj faze në Ligën e Kampionëve.
E gjithë vëmendja sonte do të jetë në kryeqytetin francez, Paris, raporton FrontOnline.
Në qytetin e dashurisë, Paris Saint-Germaini do të përballet me Manchester Cityn.
Përkundër lëndimit në fundjavë, Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për PSG-në, teksa Marco Verratti dhe Keylor Navas poashtu janë rikuperuar me kohë nga lëndimi, ndërsa mungesa e vetme te parisienët është Juan Bernat.
Pas pezullimit, John Stones do t’i bashkohet Man Cityt për ndeshjen e sotme, ndërsa “Qytetarët” nuk kanë ndonjë mungesë.
Formacionet e mundshme:
PSG: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes; Di Maria, Verratti, Neymar; Mbappe
Man City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Silva, Foden.
Ndeshja në fjalë nis nga ora 21:00./FrontOnline/