Derisa finalisti i parë i Ligës së Kampionëve u konfirmua – Manchester City – sot do të dihet edhe finalisti i dytë i Stambollit.
Mbrëmë, Manchester City eliminoi Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm, 4:1 për t’u kualifikuar për herë të parë në finalen e këtij kompeticioni, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, sonte, fituei i duelit Chelsea – Real Madrid do të vazhdojë tutje.
Ndeshja e parë në “Alfredo di Stefano” u mbyll baras 1:1, derisa sonte në “Stamford Bridge” do të vendoset gjithçka.
Formacionet e mundshme:
Chelsea: Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell; Ziyech, Mount; Havertz
Real Madrid: Courtois; Odriozola, Militao, Ramos, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr.
Ndryshe, ndeshja e sontme do të zhvillohet nga ora 21:00./FrontOnline/