Ekipa e Forenzikës së Policisë së Kosovës ka larguar nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të Albert Krasniqi i cili dyshohet se u vra.
Ai nga vendi ku mbeti i vrarë është larguar nga Mjeksia Ligjore dhe Policia e Kosovës
I dyshuar për vrasjen është Skender Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Babai i viktimës, aktualisht i arrestuar, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
“Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit, raporton Reporteri.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Front Online.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, konfirmon policia për Front Online.
Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson IndeksOnline. Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.
Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.
Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës.
Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .
Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur.
Front Online është duke raportuar live nga vendi i ngjarjes dhe do të ju mbajë të informuar…