Ford Motor të hënën ka ulur çmimet e kamionçinave të saj elektrike F-150 Lightning.
Varianti bazë tani ka një çmim prej 16.6 për qind më të ulët mes një “lufte” të çmimeve të veturave elektrike të nisur nga lideri i tregut, Tesla.
Kjo lëvizje vije gjithashtu teksa disa prodhues veturash të njohur kanë vështirësi me uljen e shitjeve të veturave elektrike, pas lëvizjes së Tesla në uljen e çmimeve, raporton Reuters.
Ford, i cili ka bërë presion për të kaluar në më shumë modele të veturave elektrike, tha të hënën se kishte ulur çmimet për të gjitha variantet e modelit Lightning.
Varianti bazë Pro i Ford-it tani do t’u kushtojë klientëve 49,995 dollarë, krahasuar me çmimin e tij të mëparshëm prej 59,974 dollarë.
Në anën tjetër modeli i nivelit më të lartë, Platinum do të kushtojë rreth 6.2 për qind më pak, ose ndryshe 91,995 dollarë./FrontOnline/