Ford Motor po përballet me një tjetër pengesë prodhimi për të prodhuar kamionçinat e saj të njohura F-150 për shkak të mungesës së dorezave të dyerve, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.
Prodhuesi i automjeteve po punon për të zgjidhur çështjen, sipas një burimi, duke shtuar se disa automjete janë bërë gati derisa të mund të instalohen dorezat e duhura derisa disa dërgesa janë duke vazhduar.
“Ndërsa një mungesë e pjesëve të furnizuesit po prek disa nga fabrikat tona të Amerikës së Veriut, ne presim të plotësojmë të gjithë prodhimin që është prekur”, tha prodhuesi i automjeteve në një deklaratë të dërguar me email për Reuters.
Ford ndaloi përkohësisht punën në tre fabrika gjatë fundjavës, ku prodhon kamionçina F-150 të versioneve me benzinë dhe elektrikë, sipas Wall Street Journal, që raportoi i pari lajmin./FrontOnline/