Ford Ranger ka marrë një edicion të ri special në Tajlandë, të quajtur Edicioni Special XL Street. Është planifikuar një seri e kufizuar prej vetëm 300 kopjeve, me një çmim prej 20,800 dollarë amerikanë, transmeton FrontOnline.
Ranger XL Street Special Edition është pak më e ulët se modeli standard, dhe gjithashtu ka parakolpë të shkurtuar, një set pragjesh, një spoiler të pasmë, pasqyra të zeza dhe doreza të dyerve të zeza, rrota aliazh 16 inç, si dhe grafikë të mrekullueshme dekorativë.
Përveç kësaj, ekziston një sistem infotainment me ekran 8.0 inç, Apple CarPlay dhe Android Auto, një sistem audio me gjashtë altoparlantë.
Nën kapak është një motor turbo-dizel 2.2 litërsh me 160 kuaj fuqi dhe 385 Nm, me një transmision manual me 6 shpejtësi dhe me tërheqje me rrota të pasme./FrontOnline/