Ford Mustang do të festojë ditëlindjen e tij të 57-të më 17 prill, dhe si një mesazh urimi, arrin informacioni se ky model ishte përsëri makina sportive më e shitur në botë.
Mustang shiti 80.577 njësi në të gjithë botën në vitin 2020 (që përbën 15,1 për qind të tregut global të modeleve sportive), me 61.090 njësi të shitura vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ky model i Fordit ishte gjithashtu i popullarizuar në Evropë, kështu që regjistroi rritje të shitjeve prej madje 68.8 për qind në Hungari, 38.5 për qind në Hollandë dhe 12.5 për qind në Danimarkë./FrontOnline/