×
  • Auto
  • Auto

    Ford hap një fabrikë të re në Gjermani, fokusi kryesor do të jenë makinat elektrike 

    FrontOnline
    14 Qershor 2023

    Dje Ford hapi qendrën e saj të veturave elektrike në Cologne të Gjermanisë, e cila është pjesë e shtytjes së prodhuesit të veturave në mënyrë që e gjithë gama e saj e veturave të pasagjerëve në Evropë deri në vitin 2030, të jetë tërësisht elektrike.

    Fabrika e prodhuesit amerikan të veturave në Cologne ishte themeluar në vitin 1930, por në vitin 2021, kompania tha se do ta transformonte atë në një qendër prodhimi të veturave elektrike me një kosto prej 1 miliard dollarësh, dhe që nga dje, kompania thotë se transformimi i uzinës është “pjesë e një investimi prej 2 miliardë dollarësh”.

    Vetura e parë që do të prodhohet në fabrikë është Explorer i ri tërësisht elektrik i Ford-it i prodhuar ekskluzivisht vetëm për tregun evropian. Kompania po e cilëson SUV-në “corssover” e cila është ndërtuar duke u bazuar në platformën MEB të VW si veturën e saj të katërt elektrike pas Mustang Mach-E, E-Transit dhe F-150 Lightning, raporton The Verge.

    Një “crossover sportiv” është planifikuar që të jetë vetura e dytë elektrike në këtë fabrikë. Sipas deklaratave të Ford, qendra e veturave elektrike në Këln do të ketë një kapacitet total prodhimi prej 250 mijë njësive në vend.

    Vitin e kaluar kompania bëri të ditur se deri në vitin 2024 planifikon që të ofroj shtatë modele të reja të veturave elektrike, duke përfshirë 3 vetura të pasagjerëve dhe 4 vetura komerciale. Tutje ata shpresojnë që deri në vitin 2026, në kontinentin e vjetër të shes mbi 600 mijë vetura elektrike, e në të njëjtën kohë të prodhojë mbi 2 milionë njësi për vit globalisht.

    Ford po e përshkruan objektin si impiantin e tij të parë të montimit neutral të karbonit në nivel global dhe thotë se shpreson të jetë neutral ndaj karbonit në të gjithë “objektet, logjistikën dhe furnizuesit e drejtpërdrejtë” të tij evropian deri në vitin 2035.

    Kryetari ekzekutiv i bordit të Ford-it, Bill Ford, thotë se qendra e veturave elektrike në Cologne do të jetë “një nga impiantet më efikase dhe më të përgjegjshme për mjedisin në të gjithë industrinë”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.