Tashmë edhe e konfirmuar. Kompania amerikane Ford nuk do të prodhoj më modelin Fiesta. Ky vendim hyn në fuqi nga qershori i vitit 2023.
Kompania ka njoftuar se do t’i prodhojë tri vetura elektrike deri në vitin 2024. Fordi synon t’i shesë më shumë se 600 mijë vetura në Evropë deri në vitin 2026.
“Në Evropë, po përshpejtojmë përpjekjet tona drejt elektrifikimit të plotë me veturat tona tërësisht elektrike deri më 2030 – dhe të gjitha veturat tona deri më 2035. Teksa po kalojmë në një tranzicion drejt të ardhmes elektrike, do të ndërpresim prodhimin e S-Max dhe Galaxys në Valencia në prill të 2023-s dhe do ta ndalim prodhimin e Fiestas në Koeln të Gjermanisë, kah fundi i qershorit 2023”, ka thënë në një njoftim presidenti i Fordit në Evropë, Martin Sander.
Sipas raportimit, Fiesta pjesërisht do të largohet edhe për shkak të kostos në rritje të prodhimit të veturave të vogla.
Fiesta ka qenë ndër modelet më të suksesshme të Fordit ndër vite, por së fundmi ka ngecur në marrjen e rezultateve pozitive te klientët./FrontOnline/