Ford do të ofrojë një version të përditësuar të Explorer në tregun kinez në vetëm disa muaj, por imazhet zyrtare dhe detajet bazë tashmë janë publikuar.
Fotot tregojnë se Exploreri i rinovuar ka ndryshuar grilën e përparme, dritat LED të rregulluara, parakolpët e rinj, detajet e kromit, tubacionet e reja të shkarkimit, si dhe një dizajn të ndryshëm të rrotave të aluminit. Për shkak të parakolpëve të ndryshuar, automjeti tani është 5063 mm i gjatë (dikur 5050 mm).
Ndryshime të mëdha ka edhe në brendësi, me një panel të përparmë të ndryshëm, panel instrumentesh dixhitale 12,3 inç, ekran ballor, tastierë qendrore të rishikuar, ndenja ajri të modifikuar dhe një ekran të madh të sistemit info-argëtues.
Lëvizja do të sigurohet nga një motor 2.3 litërsh EcoBoost me 203 kW / 276 kf dhe 425 Nm, dhe i shoqëruar me një transmision me 10 shpejtësi, ky model nga 0 në 100 km/h arrin për 7.6 sekonda./FrontOnline/