Prodhimi i këtij modeli pritet të nisë këtë verë dhe dërgesat e para tek klientët pritet të fillojnë nga muaji gusht, transmeton FrontOnline.
Ford gjithashtu pritet të fillojë prodhimin e një modeli të dytë elektrik në Evropë deri në fund të vitit 2024.
Pasi vonoi ta lansonte Explorer-in tërësisht elektrik, Ford dëshiron të fillojë prodhimin e këtij modeli në muajin qershor. Kjo rreth tetë muaj më vonë se sa pritej.
Ford e zbuloi versionin elektrik të SUV-it të tij më të shitur në Evropë, muajin e kaluar. Ford thotë se Explorer elektrik “kombinon inxhinierinë gjermane me stilin e mrekullueshëm amerikan”./FrontOnline/