Kohët e fundit u njoftua se një Ford Escort Ghia, i cili dikur ishte në pronësi të Princeshës së ndjerë Diana, do të ofrohet në një ankand në Britaninë e Madhe në fund të qershorit. Ndërkohë, makina është shitur (me targën origjinale WEV 297W) për 47,000 funte, që është më shumë sesa vlerësohej para ankandit, ku pritej të shitej midis 30,000 dhe 40,000 funte, transmeton FrontOnline.
Është një Ford Escort Ghia i vitit 1981, të cilin Diana e mori si një dhuratë fejese nga Princi Charles dy muaj para dasmës. Makina u përdor më pas nga Princesha Diana për përdorim personal deri në gusht 1982. Escort Ghia ka mbuluar 133,576 km deri më tani, dhe mundësohet nga një motor benzinë 1,6 litërsh me 105 kuaj fuqi./FrontOnline/