Kompania amerikane, Ford do të përgjysmojë prodhimin e planifikuar të kamionëve elektrikë F-150 Lightning vitin e ardhshëm.
Siç raportohet nga portali Automotive News, duke cituar një dokument të Ford-it dërguar furnitorëve, Ford do të prodhojë 1600 njësi në javë duke filluar nga janari, transmeton FrontOnline.
Theksojmë se kompania amerikane e veturave fillimisht kishte planifikuar të prodhonte 3200 në javë.
“Ne do të vazhdojmë të përafrojmë prodhimin me kërkesën e klientit”, tha një zëdhënëse e Ford, sipas CNBC.
Kërkesa globale për automjete elektrike po rritet më ngadalë këtë vit nga sa prisnin prodhuesit.
Disa kompani ofruan zbritje për të bindur njerëzit të blinin makina elektrike, por as subvencionet e qeverisë nuk ishin të mjaftueshme për të stimuluar kërkesën./FrontOnline/