Një djalë i mitur në Rusi u shpëtua nga forcat speciale të policisë pas 52 ditësh që ishte rrëmbyer nga një pedofil, ndërsa kthehej nga shkolla për në shtëpi.
7-vjeçari që dyshohej se ishte vrarë u filmua më pas ndërsa takohej me prindërit e tij që nuk e kishin humbur shpresën se ai ishte gjallë.
Gjatë operacionit, policia vuri në pranga një 26 vjeçar, i quajtur Dmitry Kopylov, i cili dyshohet se ishte pedofil. Policia ka shfaqur dhe pamjet e aksionit në shtëpinë e të arrestuarit ku mbahej i rrëmbyer dhe djali i vogël.
Ata ishin informuar nga Interpol nga një “rrjet i zi” në internet se djali ishte me rrëmbyesin rreth 14 milje nga shtëpia e tij në fshatin Gorki, ku ai ishte zhdukur në fund të shtatorit.
Pasi ai u zhduk autoritetet nisën një operacion të gjerë kërkimi ku u përfshinë policinë, ushtria dhe vullnetarët.
Babai i djalit tha për media se ‘Ne gjithmonë besonim se do ta gjenim. Ai ishte shumë i lumtur kur pa nënën e tij.Ai e përqafoi dhe e puthi. Jemi të mbingarkuar me ndjenja. Ishte një shpërthim emocionesh dhe lehtësimi që kalvari ka mbaruar. Më në fund ai u gjet”.