Ish-koloneli i ushtrisë së Malit, Bah ag Moussa, i njohur gjithashtu si Bamoussa Diarra, u vra në një operacion nga forcat franceze.
Florence Parly, nga Ministrja e Mbrojtjes Franceze, deklaroi dje se Forcat franceze kanë vrarë udhëheqësin ushtarak të krahut të Afrikës Veriore të rrjetit “Al-Qaeda” gjatë një operacioni në pjesën veriore të Malit.
Ish-koloneli i ushtrisë së Malit, Bah ag Moussa, i njohur gjithashtu si Bamoussa Diarra, u vra të enjten në një operacion nga forcat franceze, shkruan “Reuters”.
Një figurë kryesore në grupin e armatosur Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM) në Sahel besohet të jetë përgjegjëse për disa sulme ndaj forcave ndërkombëtare dhe Mali, u tha në deklaratë.
“Ky është një sukses i madh në luftën kundër terrorizmit,” deklaroi Florence Parly.
Moussa ishte “dora e djathtë” e Iyad Ag Ghali, udhëheqësi i grupit JNIM, i cili shpesh kryente sulme ndaj ushtarëve dhe civilëve në Mali dhe Burkina Faso.
Masa e Francës pasoi një seri operacionesh gjatë javëve të fundit, në të cilat trupat nga ky vend vranë dhjetëra anëtarë të grupeve të armatosura.
Franca ka më shumë se 5.100 trupa të dislokuara në të gjithë rajonin afrikan dhe në një numër të madh në Mali, ku po kryen veprime kundër rebelëve.