Forca shkruan historinë! Kampioni ynë në Futsal ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, apo Main Round që do të zhvillohet në Beograd, njofton Telegrafi.
Në ndeshjen vendimtare të mbrëmjes së sotme, në kuadër të fazës së grupeve të kualifikimeve preliminare, Forca nga Kumanova arriti të mposhtë dhe të shkatërrojë ekipin e Titogradit nga Mali i Zi me rezultat 8:2, duke u kualifikuar kështu në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Tre ndeshje dhe tre fitore për vendin e parë. Një sukses plotësisht i merituar për kampionin e Maqeonisë së Veriut.
Skuadra e Futsalit Forca nga Kumanova tani garat i vazhdon në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, apo Main Round që do të zhvillohet në Beograd duke filluar nga 22 deri me 27 tetor, ku për kundërshtar do të ketë, nikoqirët e KMF Fon Banjica, lituanezët e Riga Futsal Club dhe fituesin e Grupit D.