×
  • Opinione
  • Opinione

    Forca e Sigurisë së Kosovës, vazhdon të sfidohet nga keqmenaxhimi

    Hisen Berisha
    07 Nëntor 2024

    Nga Hisen Berisha:

    Një ushtri funksionale dhe mirë e përgatitur është shtyllë e një shteti sovran, dhe çdo mangësi në këtë drejtim i shton pasigurinë qytetarëve dhe dëmton reputacionin e vendit tonë.

    Sa i përket furnizimit me ushqim, një administrim efikas është thelbësor, duke qenë se këto shërbime ndikojnë drejtpërdrejt në moralin dhe shëndetin e ushtarëve, përbëjnë një shqetësim që kërkon qasje të ngutshmë brenda standardeve të vendosura qoftë me analizen e ekspertëve amerikan gjatë RSSS, si dhe ligjin e prokurimit në Forcë.
    Problemet e vazhdueshme të furnizimit janë një tregues i menaxhimit të dobët dhe mungesës së prioritizimit të nevojave bazë të FSK-së.
    Këto vonesa e nënvlerësojnë përkushtimin dhe sakrificën që ushtarët tanë bëjnë çdo ditë në përgatitjet për të mbrojtur vendin.

    Po ashtu, rekrutimi i stafit të ri është proces i rëndësisë determinues për të përmbushur kapacitetet operacionale të FSK-së.
    Vonesat në këtë proces rrezikojnë të zbehin qëllimin kryesor të FSK-së dhe lënë vend për shqetësime lidhur me efikasitetin dhe profesionalizmin e forcës.
    Institucionet përgjegjëse duhet të trajtojnë rekrutimin si prioritet kombëtar dhe të sigurohen që të plotësohen të gjitha pozitat e nevojshme në mënyrë të drejtë dhe transparente.
    Përveç kësaj duhet të avansohen në nivel të standardeve bashkëkohorë ndërkombëtare të NATOs – kushtet e shërbimit, që kan ndikim kyç për mbajtjen e personelit në Forcë.

    Është momenti që udhëheqësit qeveritar të dëshmojnë se janë të përkushtuar në mënyrë të vërtetë ndaj ndërtimit të një force moderne dhe të qëndrueshme, duke u përqendruar në investime të përgjegjshme, rekrutim të shpejtë kualitativ që e mundëson konkurenca kuantitative, dhe një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve.
    Këto përmirësime janë të domosdoshme për të siguruar një FSK të denjë, e cila mund t’i përgjigjet me dinjitet dhe profesionalizëm çdo sfide të sigurisë humane apo të shkaktuar nga natyra.

    Nga Rubrika
    Opinione20 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mosrespektimi ose shpërfillja e simboleve shtetërore nga një parti politike pjesë e sistemit politik shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë...
    Opinione19 Dhjetor 2024
    Shkruan: Albert Prenkaj Në dritën e pritjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe ndryshimeve në pozitat kyçe...
    Opinione18 Dhjetor 2024
    Shkruan Blerim Shala:  Sekush që përpiqet të përcjell me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë duke i analizuar ato në një perspektivë disavjeçare...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.