×
  • Lajme
  • Lajme

    Fondi për të Drejtën Humanitare: Vetëm 74 persona janë dënuar për kri*met e kryera gjatë luf*tës në Kosovë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, por pasojat që lanë serbët janë ende prezente. 

    Gjatë luftës në Kosovë, ushtria dhe policia serbe vranë më shumë se 13 mijë civilë shqiptarë, masakruan, dhunuan, dogjën e shkatërruan gjithkah që u doli përpara.

    Për këto krime, edhe pas dy dekadash, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë dënuar vetëm 74 individë.
    Duke i marrë për bazë krimet e Serbisë, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se askush nuk mund ta mohojë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë.

    “I kemi më shumë se 10 mijë viktima civile atëherë po shihet që gjyqësori asnjëherë nuk do të arrin ti dënojë gjithë ata që kanë bërë krime të luftës, por së paku Tribunali i Hagës i ka dënuar eprorët ushtarak serb të cilët kanë bërë krim,e kundër njerëzimit. Kemi prova kemi fakte gjyqësore të cilat e dokumentojnë se çka ka ndodhur në luftën e Kosovës dhe ato vendimet e pakta gjyqësore askush nuk mund të mohoj e ndryshojë të kaluarën dhe luftën se çka ka ndodhur”, ka thënë për RTK, Alija.

    Njëri prej tyre sipas Astrit Kolajt, është mungesa e një strategjie për t’i trajtuar krimet e luftës.

    “IKD që nga viti 2020 ka kërkuar që Kosova duhet ta përgatisë një strategji kombëtare për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe në bazë të asaj strategjie të veprojë dhe po ashtu kemi kërkuar që të merren shembull nga shtetet e rajonit siç janë Kroacia dhe të tjerë dhe sot kur jemi në fund të vitit 2024 Kosova ende vepron pa nja strategji për krimet luftës”, ka thënë Kolaj.

    “Na e dimë këtë punë se Serbia thuajse është e pamundur që ti dorëzoj ata por është obligim dhe detyrë e institucioneve të Kosovës që të kërkojë dhe zbardhet e vërteta dhje të gjithë ata që kanë  kryer krime të dalin para drejtësisë dhe të gjykohen për atë që kanë barë”, ka shtuar Kolaj.

    E gjatë luftës së fundit në Kosovë, shteti serb vrau rreth 13,500 persona, ndërkohë 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të 9...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe “s’ka dyshim që do të rrëzohet”. “I...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.