Prishtina do të debutojë sot në garën më të madhe për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të rundit paraeliminator, kryeqytetasit do të përballen me Folgoren në gjysmëfinale, shkruan FrontOnline.
Ndeshja mes kampiones së Kosovës dhe të San Marinos luhet në “Elbasan Arena” në Shqipëri me fillim nga ora 20:00.
Në rast të fitores, Prishtina në finale përballet me fituesin e duelit mes Inter d’Escaldes dhe Torshavn, i cili poashtu zhvillohet sonte.
Kjo ndeshje do të transmetohet në platformën ArtMotion./FrontOnline/