Prishtina do të debutojë sot në garën më të madhe për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të rundit paraeliminator, kryeqytetasit do të përballen me Folgoren në gjysmëfinale, shkruan FrontOnline.
Ndeshja mes kampiones së Kosovës dhe të San Marinos luhet në “Elbasan Arena” në Shqipëri me fillim nga ora 20:00.
Në rast të fitores, Prishtina në finale përballet me fituesin e duelit mes Inter d’Escaldes dhe Torshavn, i cili poashtu zhvillohet sonte.
Prishtina llogaritet favorite e madhe në këtë ndeshje, madje kompanitë e basteve nuk e cilësojnë fare favorite Fologores duke e bërë pothuaj pa gjasa që të fitojë.
Fitorja e Prishtinës është koutuar më vlerën minimale 1.10, ndërsa ajo e Folgores me 29.65. Barazimi kap kuotën 10:20, çka nënkupton se Prishtina cilësohet dukshëm skuadër më e mirë./FrontOnline/