Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos vazhduar ndeshjen ndaj Rumanisë.
Foda tha se vendosën bashkarisht të mos kthehen në fushë dhe tha se gjithkush duhet të respektojë faktin që ne jemi Kosova.
“Para ndeshjes ju kam thënë futbollistëve të shfaqin se si Kosova mund të luajë futboll dhe e kemi bërë këtë gjë. Fatkeqësisht në minutat përfundimtar e humbi respektin dhe për këtë arsye vendosëm të largohemi nga fusha. Më pas kemi biseduar me të gjithë, edhe me trajnerin Lucescu për t’u kthyer në fushë. Por situata në stadium nuk ndryshoi dhe për këtë arsye vendosëm të gjithë së bashku të mos kthehemi në fushë. Gjithkush duhet ta respektojë faktin që ne jemi Kosova”, tha Foda.