×
  • Lajme
  • Lajme

    Flutura Kusari: Gratë në RTK po shtypen, krejt kjo falë Vetëvendosjes

    FrontOnline
    01 Prill 2025
    Juristja për media, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj vendimit të Radio Televizionit të Kosovës, që punëtorët të mos përdorin mediat e tyre sociale për marketing, duke thënë se në RTK gratë shtypen.

    Kusari ka thënë se ky vendim ka ndikim direkt në pavarësinë financare të gravë.

    “Në RTK gratë shtypen

    Vendimi i fundit në RTK është që me ua ndalu grave/punëtoreve të RTK-së përdorimin e llogarive të tyre në media sociale për marketing. Ky vendim ka ndikim direkt në pavarësinë financiare të grave, e cila pavarësi po fitohet me shumë mundi. Pra është sulmi ma i poshtër dhe poshtërues që mundet me iu ba grave.” – ka shkruar Kusari.

    Ajo tutje ka thënë se dy gra të cilat nuk e kanë përfillur këtë vendim, që sipas saj është shtypës dhe pa bazë ligjore, janë larguar nga ekrani dhe janë vendosur në pozita tjera.

    “Në vend se menaxhmenti me përdorë fuqinë e tyre me bo presion për rritje të pagave të gazetarëve, ata kqyrin edhe qat pak pavarësi financiare që e kanë mbërri gratë, me ua shkatërru. E tash, hapi tjetër është që gratë që nuk po e zbatojnë këtë vendim shtypës, pa bazë ligjore dhe të poshtër, po i largojnë nga ekrani dhe po i vendosin në pozita tjera. Dy gra janë largu nga ekrani javën e kalume.” – ka shkruar Kusari.

    “Thelbësisht ky vendim po përdoret me i ataku gratë që po e ruajnë pavarësinë e tyre dhe nuk po bëhen vegël propaganduese e pushtetit. Në këtë nivel ka ra RTK falë Vetëvendosjes.” – ka përfunduar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të bllokohet rruga “Ibrahim Lutfiu”, shkaku i punimeve në kanalizim nga Drejtoria e Investimeve...
    Lajme04 Prill 2025
    Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka folur për gjasat  e kërkimit të hedhjes poshtë të disa pikave të aktakuzës që është...
    Lajme04 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka komentuar tarifën doganore të SHBA-ve, duke thënë se Kosova qëndron mirë nëse krahasohet me vendet...
    Të tjera
    Lajme04 Prill 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka ftuar bizneset të ngrihen kundër rritjes së çmimit të energjisë, duke shprehur kështu mbështetjen e fuqishme...
    Lajme04 Prill 2025
    Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar të hyra tatimore në vlerë prej 254.6 milionë euro,...
    Lajme04 Prill 2025
    Në homazhet që po mbahen sot në Klinë, për tetë viktimat e luftës që bënin pjesë në listën e personave të zhdukur,...
    Lajme04 Prill 2025
    76 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse...
    Lajme04 Prill 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka dhënë mbështetjen e saj për protestën e thirrur më 5 prill për të kundërshtuar rritjen...
    Sport04 Prill 2025
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Feronikelit dhe Dritës dhe duelit tjetër, Malisheva-Prishtina në Superligën e Kosovës në futboll. Të dyja...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.