Boksieri shqiptar, Florian Marku ka reaguar pas fitores së Anglisë kundër Kroacisë në rrjetin social “Twitter”.
Pasi Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës nuk janë kualifikuar në “Euro2020”, Marku ka vendosur që të bëjë tifo për Anglinë.
Marku ka shkruar një cicerimë se trofeu i “Euro2020” po vjen në shtëpi, duke aloduar në triumfin e Anglisë.
“Po vjen në shtëpi”, ka shkruar Marku.
Kjo fjali përdorët nga tifozët anglezë që nga botërori i vitit 2018, kur Anglia ishte kualifikuar deri në gjysmëfinale.
Ylli shqiptar tash e disa vite është duke vepruar në kryeqytetin e Anglisë, Londër, duke zhvilluar karrierën e tij prej një boksier profesionisti.
Anglia ka nisur mbarë Kampionatin Evropian “Euro2020”, pasi ka mposhtur Kroacinë me rezultatin 1:0.
Ishte minuta e 57-të kur Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling shënoi golin e fitores.
Sterling u asistua nga mesfushori Kalvin Philips, i cili për mrekulli nga mesfusha dërgoi topin në zonën e kroatëve, të cilën e shfrytëzoi siç duhet sulmuesi anlgez.
Anglia me këtë fitore do të kryesojë grupin D me tri pikë.
Ndërsa ndeshja e dytë e këtij grupi do të zhvillohet të hënën (nesër) ndërmjet Skocisë dhe Republikës së Çekisë me fillim të orës 15:00.