×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku – Miguel Parra Ramirez, kush e transmeton meçin e sotëm në “Air Albania”?

    FrontOnline
    25 Gusht 2022

    Mbrëmja e sotme i takon boksierit të mirënjohur shqiptar, Florian Marku, raporton FrontOnline.

    Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parra Ramirez, në një ndeshje boksi që premton spektakël dhe adrenalinë.

    Meçi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Marku para meçit të sotëm: Mirëmengjesi botë, sot është dita ime

    Seria e ndeshjeve nis nga ora 18:00, derisa në fund do të jetë “ajka” – përballja e shqiptarit.

    May be an image of 2 people and text that says '+ BOXXER MARKU VS MIGUEL PARRA WBC SILVER INTERIM TITLE 25 AUG AIR ALBANIA STADIUM TIRANA, ALBANIA BOXXER.COM WBC UNI Blinibileta. com UBSH poweredby tirana BASHKIA AIR STADIUM'

    Marku në karrierën e tij si boksier profesionist ka 11 fitore dhe një barazim, derisa nuk di për humbje.

    29-vjeçari sfidën e fundit e zhvilloi në muajin prill në Newcastle ku arriti ta mposhtë Chris Jenkins.

    Dita e Florian Markut, boksieri shqiptar zhvillon meçin ndaj meksikanit në “Air Albania”

    Kurse, meksikani Ramirez ka 21 fitore, dy humbje dhe një barazim në karrierën e tij.

    Sfidën e fundit, 29-vjeçari e zhvilloi në muajin korrik ku e mposhti Adalberto Borquez Covarrubias.

    May be an image of 2 people and text that says 'B BOXXER MARKU VS MIGUEL PARRA WBC SILVER INTERIM TITLE THU 25 AUG 16:00-22:30 CET (UTC+2) HOW TO WATCH Albania Kosovo 女 OVERSPORT UK & Ireland sky sports BOXING YouTube Latin America Latvia Lithuania Estonia Bulgaria NOVA Poland CANAL+ AIR ALBANIA STADIUM TIRANA,ALBANIA TIRANA, ALBANIA'

    Meçi i sotëm do të transmetohet në shumë shtete, përfshirë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

    Në Kosovë dhe Shqipëri, këtë duel e transmeton “Oversport” me fillim nga ora 18:00./FrontOnline/

    May be an image of 2 people and text that says 'B BOXXER MARKU VS MIGUEL PARRA WBC SILVER INTERIM TITLE THU 25 AUG 16:00-22:30 CET (UTC+2) HOW TO WATCH Italy Indonesia Malaysia Singapore MOLA Bosnia & Herzegovina, Croatia, Macedonia, Montenegro, Serbia and Slovenia SK SPORTKLUB REST OF WORLD FITE AIR ALBANIA STADIUM TIRANA, ALBANIA'

    Nga Rubrika
    Sport29 Maj 2025
    Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi...
    Sport29 Maj 2025
    Bazuar në grafikën zyrtare të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve 2025/26, Drita, kampione e Kosovës, tashmë e ka mësuar...
    Sport29 Maj 2025
    Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Dukagjinit edhe për sezonin e ardhshëm. Pasi arriti...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    Lajme29 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka ndërhyrë në punën e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës. Bislimi të enjten...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u nderua sot me Çmimin Ndërkombëtar “Karli i Madh” gjatë një ceremonie në Aachen...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Mund ta...
    Lajme29 Maj 2025
    Xhevdet Qeriqi nga shoqatat e dala nga lufta, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve dhe përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara në...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.