Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e klubit të tij, Aberdeen, që u kualifikua për në turin tjetër të Kupës së Skocisë të shtunën mbrëma, përcjell FrontOnline.
Në sfidën ndaj Livingstonit, Kamberi arriti të shënojë një gol në minutën e 95-të, duke barazuar shifrat në 2:2 dhe teksa po luhej koha shtesë.
Aksioni i golit nisi pikërisht nga këmbët e shqiptarit ,i cili pas një kombinimi në zonë tregohet mjaft i zgjuar në lëvizje, duke marrë një pasim në thellësi e duke i paraprirë ndërhyrjes së portierit e duke e dërguar topin në rrjetë.
Pas shtesës skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, që do të shpallnin fitues pikërisht skuadrën e Kamberit, me këtë të fundit që u tregua i saktë edhe nga pika e bardhë duke shënuar penalltinë e dytë.
Sulmuesi kuqezi kishte hyrë në fushë në minutën e 59-të, ndërsa rezultati i 90 minutave ishte fiksuar në shifrat 1:1, por arriti menjëherë të shndërrohej në një protagonist, duke gjetur edhe golin e tij të parë me skocezët./FrontOnline/
Florian Kamberi marque le 2ème TAB pour Aberdeen pic.twitter.com/2V7SyQ0J3a
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 17, 2021