Pas rritjes drastike të numrit të të infektuarve me COVID, janë paralajmëruar edhe ashpërsimi i masave.
Sot do të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta ku edhe reperi Fero ka komentuar për një gjë të tillë.
Reperi përmes një postimi në Instastory është shprehur se duhet të rikthehet ish presidenti Hashim Thaçi.
Gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar mbi 2000 raste pozitive.