Dy banorët e Big Brother Vip, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj mbrëmjen e kaluar kanë zhvilluar një debat të ashpër mes vete.
Moderatorja në debat përfshiu edhe vëllain e Doanaldit, Romeon duke i akuzuar vëllezërit Veshaj se fama e tyre nuk vjen nga talenti në aktrim dhe moderim, por atë e kanë arritur nga romancat e shumë përfolura në Shqipëri.
Pas atij Debati, Donaldi ka biseduar me Arjolën, të cilës ia rrëfeu sakrificat që i ka bërë për mbërritur këtu ku është tani, duke përmendur raste që edhe e kanë nxjerr nga shtëpia, sepse nuk kishte mundësi të paguante qiranë.
“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia”, ka thënë ai.
“Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe me gjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”, shtoi më tej Donaldi.