×
  • Sport
  • Sport

    Flick para sfidës me Dortmundin: Nuk duhet të ndalemi këtu

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Barcelona është në prag të përballjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

    Katalonasit dhe ‘Milionerët’ e Gjermanisë do të përballen nesër mbrëma në një sfidë që pritet të sjellë një duel të zjarrtë.

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick në konferencën për medie, një ditë para ballafaqimit me Dortmundin, thotë se skuadra e tij është gati për sfidën me skuadrën gjermane.

    Strategu gjerman thotë se synimi i Barcelonës, është që të kalohet pengesa e quajtur Borussia Dortmund.

    “Mendoj se, kur je në çerekfinale, dëshiron të përballesh me cilëndo skuadër. Qëllimi është të ecësh përpara dhe të mos ndalesh këtu”, ka thënë Flick.

    Trajneri gjerman vlerësoi lartë kundërshtarin e nesërme.

    “Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Borussia Dortmund është një kundërshtar i qëndrueshëm, me shumë cilësi në sulm. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse dinë të krijojnë rrezik nga çdo situatë”, tha ai.

    Ndeshja mes Barcelonës dhe Borussia Dortmund do të fillojë në orën 21:00./RTK

     

    Nga Rubrika
    Sport30 Prill 2025
    Real Madrid pritet ta emërojë Xabi Alonson si trajner të ri në verë, me Carlo Ancelottin që do të largohet nga Santiago...
    Sport30 Prill 2025
    Pasi u përballën në finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Kastrioti e Besa Famgasi do të përballen sërish të enjten (nesër) në...
    Sport30 Prill 2025
    Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të nxënësve dhe mësimdhënësve, sot në kryeqytet ka nisur Liga e Shkollave, një...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2025
    Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se liderët e partive politike duhet të takohen me njëri-tjetrin për të larguar vendin nga situata...
    Lajme30 Prill 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare...
    Lajme30 Prill 2025
    Analisti politik Mazllum Baraliu për FrontOnline e ka komentuar ngërçin institucional në vend duke e quajtur atë një “lojë teatrale politike”, ku...
    Lajme30 Prill 2025
    Një person, në cilësinë e palës në procedurë, dyshohet se ka kanosur të gjitha palët përfshirë gjyqtaren gjatë një seance civile. Zëdhënësi...
    Lajme30 Prill 2025
    I komprometuar, me shkelje procedurale e dyshime për shkelje ligjore, po del të jetë procesi i emërimit të noterëve të rinj. Pak...
    Lajme30 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, për FrontOnline ka deklaruar se përgjegjësia për tejkalimin e bllokadës politike dhe konstituimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.