Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick e ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni.
Duke folur pas fitores 2:3 ndaj Wolfsburgut, 56-vjeçari ka zbuluar se i ka informuar drejtuesit e Bayernit për vendimin e tij, shkruan FrontOnline.
Madje, Flick ia ka konfirmuar këtë lajm edhe futbollistëve të tij.
“Do të doja të largohesha në fund të edicionit. Ne i kemi kaluar dy vite fantastike dhe jam i kënaqur me skuadrën time”, ka thënë Flick në “Sky Deutschland”.
“Jam falënderues ndaj klubit që ma ka dhënë këtë mundësi”, tregoi ai./FrontOnline/