×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Për herë të parë, një lëndë për pasivimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është regjistruar në Strasburg. Bëhet fjalë për pasivizimin e adresës tash e gjashtë vjet të Teuta Fazliut nga komuna e Bujanocit. Avokati i saj, Drin Grazhdani thotë se lënda është marrë me prioritet, ai tregon se cilat tash janë procedurat për fatin e kësaj lënde dhe cka presin prej saj.

    Është Gjykata Evropiane që merret më të Drejtat e Njeriut. E së fundmi, Gjykata e Strasburgut, pranoi një kërkesë për padi nga një shqiptare.

    Teuta Fazliut u ankua në Strasburg, në lidhje me pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës. E të hënën u bë e ditur se kjo gjykatë, e ka regjistruar padinë e shqiptares nga Lugina.

    “Është i një rëndësie shumë të veçantë sepse në momentin që pasivizohet adresa jote ti mendon se të ka humbur identiteti sepse nuk ke dokumente, nuk ke adresë tendën dhe është një dhimbje shumë e madhe për ata të cilët e kanë përjetuar dhe unë këtë po e bëj fillimisht për vetë edhe pastaj për te gjithë shqiptarët të cilët janë pasivizuar”, ka thënë Fazliu për Teve1.

    Regjistrimi i kësaj padie bëri që për herë të parë të shqyrtohet pasivizimi adresave nga shteti serb ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga shteti i Serbisë.

    “Po në vitin 2020 unë jam pasivizuar nga adresa ime nga Policia e Serbisë dhe i kam ndjekë të gjithë hapat ligjor, duke iu drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila menjëherë më është përgjigjur me përgjigje negative sepse unë duhet të pasivizohem sepse nuk jetoj aty sipas atyre dhe pastaj kam vazhdu në Gjykatën Administrative edhe ata më janë përgjigjur në afat kohor mirëpo në instancën më të lartë, në Gjykatën Kushtetuese unë kam kërkuar që të dijë a ka shkelje të të drejtave të njeriut apo jo, të cilët pas pesë viteve më janë përgjigjur që ankesa ime nuk ka shkelje të drejtave të njeriut”, u shpreh tutje Fazliu.

    Arritja e kësaj lënde në Strasburg, po shihet si shpresë për shqiptarët.

    “Është një hap shumë i rëndësishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës kjo dritë jeshile nga Gjykata e Strasburgut sepse jep një shpresë dhe besim që shqiptarëve mund të iu kthehen adresat, është rasti parë i imi që është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Strasburgut”, theksoj Fazliu.

    E avokati i kësaj lënde, Drin Grazhdani thotë se gjykata e ka renditur këtë padi si prioritet.

    Grazhdani tregon edhe hapat që janë tash e tutje në ecurinë e padisë për të drejtat e shqiptarëve.

    “Si avokat nga Kosova, regjistrimi i kësaj padie në Gjykatën e Strasburgut është një hap shumë i madh, është një sukses shumë i madh..”, ka thënë Grazhdani.

    Nga viti 2020, Serbia ka filluar pasivizimin e adresave në masë të madhe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, tri komuna shqiptare që gjenden në Serbi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rifilluar një numër të kufizuar fluturimesh, ndërsa kaosi në trafikun ajror vazhdon në mbarë rajonin për shkak...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Për herë të parë, një lëndë për pasivimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është regjistruar në Strasburg. Bëhet fjalë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ushtria izraelite ka nisur sulme të reja në Teheran dhe Bejrut, duke  I shënjestruat ato që i ka quajtur “objektiva ushtarake”. Ambasada...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Edhe dy ditë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që partitë politike parlamentare ende nuk kanë një marrëveshje...
    Ekonomi03 Mars 2026
    Përfaqësuesi i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), Besart Dreshaj, për FrontOnline ka vlerësuar se situata e tensionuar në Lindjen e Mesme...
    Ekonomi03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, për FrontOnline ka paralajmëruar për pasojat ekonomike që mund të sjellë përshkallëzimi i konfliktit...
    Ekonomi03 Mars 2026
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, për FrontOnline ka vlerësuar se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po e...
    Ekonomi03 Mars 2026
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, për FrontOnline ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme mund të ketë ndikim...
    Sport03 Mars 2026
    Mehdi Taremi, ylli i kombëtares së Iranit që aktivizohet me Olympiacosin në Greqi, ka informuar drejtuesit e klubit se dëshiron të rikthehet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.