×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet për Front Online daja i Fitore Pacollit: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë, tash e kam marrë grantin dhjetëra mijëra euro prej Ministrisë

    FrontOnline
    18 Nëntor 2024

    Sylejman Islami, i cili u përfol shumë sonte nëpër media, pasi zyrtari i LDK-së, doli me një video se ky i fundit ka fituar një grant nga Ministria e Bujqësisë, në vlerë prej 100 mijë euro, ka folur ekskluzivisht për FrontOnline.

    Islami, e pranon se e ka mbesë deputeten e VV-së, Fitore Pacollin, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

    Ai thotë se ka marr 60 mijë euro nga MBPZHR-ja derisa  30 mijë euro do investoj vetë.

    “Jo 100 mijë euro por 60 mijë euro Ministria, e 30 mijë e diçka investojë vetë’’ thotë ai.

    Ai, thotë se kjo nuk ka asgjë të bëjë me Fitore Pacollin, të cilën e ka mbesë, por thotë se nuk ka ndikuar.

    ‘’S’ka lidhje kurgjo Fitore Pacolli me mua, bash mesë e kamë. Asgjë s’ka ndikuar ajo’’ potencon ai.

    Islami, e përmend edhe një rast se si kishte kërkuar ndihmë nga mbesa e tij, Fitore Pacolli, kur këtij të fundit iu ishte rrëzuar pompa AL Petrol në Lagjen Arbëria, në Prishtinë, kur pompa e derivative kishte qenë siç thotë ai në tokën e tij.

    ‘’Kur mu ka dashtë mua Fitore Pacolli mëma ndihmuar, është dashtë kur ma kanë rrëzuar pompën Vetëvendosja AL Petrol në lagjen Arbëria, ka qenë në tokën time, atë herë ja ka vlejnë me ma pshtuar tokën dikush, e tash për grant si kam thënë askujt s’jam mërzit për këtë. Atëherë ka pas mundësi mëme ndihmuar po si ka hy asaj pune’’ thotë ai.

    Islami, potencon se granti që ka fituar është i destinuar për arra dhe lajthia dhe se për këtë grant ka konkurruar që tri here.

    ‘’Granti është i destinuar për arra dhe lajthia. Unë moti kam konkurruar, është e treta herë tash e mora grantin’’ u shpreh ai për FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë. Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në vendin...
    Lajme06 Prill 2025
    Në një kohë kur punonjësit e sektorëve të sigurisë dhe shërbimeve të emergjencës janë angazhuar vazhdimisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë,...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar, ditën e djeshme si pasojë e shembjes së dheut, teksa po...
    Të tjera
    Sport05 Prill 2025
    Milani ka barazuar 2-2 me Fiorentinan, ndonëse nuk e nisi aspak mirë ndeshjen e xhiros së 31-të. Në minutën e 7-të të...
    Lajme05 Prill 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotërojë këtë vikend në Kosovë. E diel: Do të mbajë mot...
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta largojnë taksën ndaj ShBA-së për importin për...
    Lajme05 Prill 2025
    Një person ka humbur jetën pasi e zuri dheu në një vend-punishte në Veternik të Prishtinës. Klankosova.tv mëson se personi që vdiq...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurtiu, ka pritur një grup nxënësish dhe profesorësh nga Bonsjë dhe Hercegovina. Në delegacion ishin të pranishëm përfaqësues...
    Lajme05 Prill 2025
    Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka bërë të ditur se sot ka qenë për vizitë në Drenas, tek familja Lladrovci....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.