Sipas tij, takimi i sotëm ka qenë “me më së shumti pajtueshmëri” mes dy partive politike.
“Sot jemi mbledhur për të biseduar enkas për shëndetësinë dhe për arsimin. Grupet tona më profesionale i shpalosën qëndrimet e secilit subjekt përkatës politik”, ka thënë ai teksa ka shtuar se janë pajtuar në shumicën e pikave për këto dy sektorë.
Ai ka thënë se janë trajtuar nga së paku dhjetë tema thelbësore për shëndetësinë e arsimin.
Konjufca ka shtuar se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kontribuar “atmosferës së mirë të takimit për arritjen e pajtueshmërisë sonë për këto dy fusha”./ Front Online/