×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Isa Mustafa, tregon se a do të ndodhë koalicioni LDK-VV

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ende po e sheh të mundshëm një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pavarësisht se dy ditë më parë e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’arrin një marrëveshje me Albin Kurtin.

    Në një përgjigje me shkrim, Shefi i partisë së dytë në Kosovë, ka thënë se po e pret certifikimin e zgjedhjeve për të lidhur koalicion me partinë fituese.

    “… vetëm pas certifikimit qartësohet se kush e ka të drejtën e mandatarit. Deri te certifikimi po punojmë me VV’në për të harmonizuar programin qeverisës për një koalicion të mundshëm”, thotë Mustafa.

    Dy ditë më parë lideri i LDK’së e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’pajtohen me Vetëvendosjen për programin qeverisës dhe pozitat shtetërore.

    Por, tash Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur përfundon procesi zgjedhor edhe në KQZ.

    “Derisa çdo ditë numërohen e rinumërohen vota dhe nuk ndalet vargoni i votave nga jashtë Kosova edhe një muaj dite pas përfundimit te zgjedhjeve, natyrisht se si pasojë prolongohet mundësia e koalicionit”, theksoi Mustafa.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur takimet për të harmonizuar programet qeverisëse pavarësisht se zgjedhjet nuk janë certifikuar. Janë marrë vesh për Qeverinë me 12 ministri e 26 zëvendësministra. Por, ende s’kanë folur për pozitat dhe ndarjen e Ministrive.

    Isa Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur të dihet fituesi dhe deputetët e legjislaturës së VII.

    “Duhet, të gjithë, ta kemi të qartë se marrëveshje për koalicion nuk mund të ketë pa certifikimin e rezultateve. Sepse, vetëm atëherë dihet zyrtarisht se kush nga partitë apo koalicionet sa deputetë ka dhe kush janë deputetët”, ka thënë Mustafa.

    Është raportuar se LDK po synon të marrë Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

    Lidhja Demokratike e Kosovës prej vitit 2004 asnjëherë s’ka dalë fituese e zgjedhjeve. Gjithmonë ka dalë e dyta.

    Para zgjedhjeve, LDK dhe VV kishin bërë marrëveshje të pashkruar se kush del i pari do të udhëheq me Qeverinë. Këtij zotimi i janë përmbajtur edhe pas zgjedhjeve.

    Megjithëkëtë, Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, në dy ditë e fundit, ka lëshuar deklarata se Kryeministri i ri kalon nëpër zyrat e partisë së tij.

    Madje, sot, në FB, ka shkruar se mund të shkohet edhe në zgjedhje të reja.

    Në zgjedhjet e 6 tetorit, VV ka dalë e para me rreth 25 për qind të votave pasur nga LDK dhe e treta PDK. Partia e katër ka dalë AAK’ja. Ende s’dihet nëse NISMA e Limajt e ka kaluar apo jo pragun zgjedhor./Front Online/

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth agjendës legjislative për sezonin pranveror. RTV21...
    Lajme10 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 13-38...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në kuadër të KFOR-it në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një “zgjerim të zonës së operacionit” në Rafah të enjten vonë, tha një zyrtar izraelit. Kjo...
    Kronika10 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor. Kjo pasi ai po dyshohet se ka fotografuar ose incizuar pa...
    Lajme10 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e...
    Sport10 Maj 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë. Pas një ndeshje të...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania e do Kosovën në Këshillin e Evropës, por duhet një shumicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.