×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Isa Mustafa, tregon se a do të ndodhë koalicioni LDK-VV

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ende po e sheh të mundshëm një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pavarësisht se dy ditë më parë e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’arrin një marrëveshje me Albin Kurtin.

    Në një përgjigje me shkrim, Shefi i partisë së dytë në Kosovë, ka thënë se po e pret certifikimin e zgjedhjeve për të lidhur koalicion me partinë fituese.

    “… vetëm pas certifikimit qartësohet se kush e ka të drejtën e mandatarit. Deri te certifikimi po punojmë me VV’në për të harmonizuar programin qeverisës për një koalicion të mundshëm”, thotë Mustafa.

    Dy ditë më parë lideri i LDK’së e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’pajtohen me Vetëvendosjen për programin qeverisës dhe pozitat shtetërore.

    Por, tash Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur përfundon procesi zgjedhor edhe në KQZ.

    “Derisa çdo ditë numërohen e rinumërohen vota dhe nuk ndalet vargoni i votave nga jashtë Kosova edhe një muaj dite pas përfundimit te zgjedhjeve, natyrisht se si pasojë prolongohet mundësia e koalicionit”, theksoi Mustafa.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur takimet për të harmonizuar programet qeverisëse pavarësisht se zgjedhjet nuk janë certifikuar. Janë marrë vesh për Qeverinë me 12 ministri e 26 zëvendësministra. Por, ende s’kanë folur për pozitat dhe ndarjen e Ministrive.

    Isa Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur të dihet fituesi dhe deputetët e legjislaturës së VII.

    “Duhet, të gjithë, ta kemi të qartë se marrëveshje për koalicion nuk mund të ketë pa certifikimin e rezultateve. Sepse, vetëm atëherë dihet zyrtarisht se kush nga partitë apo koalicionet sa deputetë ka dhe kush janë deputetët”, ka thënë Mustafa.

    Është raportuar se LDK po synon të marrë Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

    Lidhja Demokratike e Kosovës prej vitit 2004 asnjëherë s’ka dalë fituese e zgjedhjeve. Gjithmonë ka dalë e dyta.

    Para zgjedhjeve, LDK dhe VV kishin bërë marrëveshje të pashkruar se kush del i pari do të udhëheq me Qeverinë. Këtij zotimi i janë përmbajtur edhe pas zgjedhjeve.

    Megjithëkëtë, Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, në dy ditë e fundit, ka lëshuar deklarata se Kryeministri i ri kalon nëpër zyrat e partisë së tij.

    Madje, sot, në FB, ka shkruar se mund të shkohet edhe në zgjedhje të reja.

    Në zgjedhjet e 6 tetorit, VV ka dalë e para me rreth 25 për qind të votave pasur nga LDK dhe e treta PDK. Partia e katër ka dalë AAK’ja. Ende s’dihet nëse NISMA e Limajt e ka kaluar apo jo pragun zgjedhor./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër “Kroit të Mbretit”. Lexuesit e portalit Front Online kanë dërguar foto nga...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me pretendimet për shkeljen e...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën për vizitë zyrtare njëditore në Medvegjë e Bujanoc...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ish-inspektor i AKI-së, është deklaruar për paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, se në të ardhmen mund të ketë prapë sulme...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Deri në 40 persona raportohet se mund të kenë humbur jetën, nga rënia tragjike e aeroplanit Azerbaijan Airlines, gjatë fluturimit. Ai u...
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur sot në afërsi të Badocit. Një kamion ka dalur nga rruga, derisa ende nuk dihet nëse ka të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën një...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.