Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë së hënës në Ferizaj, ku katër persona u therën me thikë nga 59-vjeçari Ekrem Sadiku, i cili është arrestuar nga policia.
Motivi i kësaj ngjarje ende nuk dihet.
Dy nga viktimat ishin vajza të mitura.
Lidhur me rastin është deklaruar familjari i tyre.
Ai përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur se vajzat u therën para derës së shtëpisë së tij.
“Ky person më pas vazhdon dhe ther pak metra më larg edhe një person tjeter (mashkull rreth moshes 30 vjeç), gjithashtu sipas informaciove që kam marrë një tjeter therje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit. Pra, 4 therrje dhe ende nuk dihet motivi i saj. E vetmja gjë që mund t’iu informojë
mometalisht që njëra nga vajzat është liruar për në shtëpi pas sherbimeve spitalore, ndërsa vajza tjeter dhe personi mashkull i moshës rreth të 30-ta janë duke u trajtuar në Prishtinë pasi gjendja e tyre është e rëndë”, shkroi ai në Facebook.
M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar.