×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Flet doktori i “Ndihmës së Shpejtë” për të lënduarit nga tragjedia e Koçanit: Ajo që pamë ne ishte e tmerrshme

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Doktori Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, e duke folur për rastin tragjik në Koçan,  Ademi përshkroi momentet e para të organizimit emergjent.

    “Në natën e kobshme, diku nga mëngjesi, morëm një telefonatë nga Shtabi për Menaxhimin e Krizave dhe u pa e nevojshme të bëhej një koordinim i shpejtë për t’u dalë në ndihmë ekipeve mjekësore të atjeshme, të cilët tashmë ishin organizuar”.

    “Katër ekipe erdhën dhe tre ishim në ndërrim që iu dolëm në ndihmë kolegëve. Fillimisht, ishim mjaftueshëm, por situata ishte tejet e rënduar dhe duhej ndihmë edhe nga qytetet tjera”, u shpreh doktori.

    Përshkrimi i tij për tragjedinë ishte i dhimbshëm: “Ajo çka pamë ne mjekët ishte e tmerrshme—shumë viktima, shumë lotë nga prindërit, shumë njerëz të djegur”.

    Ai ngriti shqetësime serioze mbi kapacitetin dhe funksionimin e Ndihmës së Shpejtë, duke theksuar se:

    “Personeli i Ndihmës së Shpejtë është shumë i ngarkuar dhe punon me kapacitet shumë të vogël. Bëj apel deri te institucionet që të punësohet personel i ri dhe të përmirësohen kushtet për të punësuarit, pasi Ndihma e Shpejtë është sektori më i rëndësishëm, kontakti i parë pas çdo fatkeqësie”, tha ai.

    Ai theksoi gjithashtu se sipas protokolleve evropiane, Shkupi duhet të ketë 25 ekipe të Ndihmës së Shpejtë, por aktualisht:

    “Në ndërrimet e natës jemi vetëm 5 ekipe, ndërsa në ndërrimet e ditës me 6 ekipe të kompletuara me mjek, shofer dhe motër medicionale. Ky është vetëm një e pesta e kapacitetit që duhet të kemi”, u shpreh Ademi.

    Në fund, Dr. Ademi bëri apel për qytetarët me sëmundje kronike, duke u kërkuar që të marrin rregullisht terapitë e tyre, pasi në raste emergjente të tilla, është shumë e vështirë t’u ofrohet ndihmë shtesë në kohë./Alsat.mk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel. Sipas raportimeve të mediave, i mituri është përplasur nga një...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 5...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Ditën e sotme në Bruksel do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian, ku pritet të diskutohet për të ardhmen e Ukrainës. Sipas...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike...
    Vip20 Mars 2025
    Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka angazhuar një avokat për të ndërmarrë masa ligjore kundër finalistes Xheneta Fetahu, pas...
    Lajme20 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike...
    Sport20 Mars 2025
    Edhe zyrtarisht boksi është rikthyer në programin olimpik. Vendimi u mor sot nga sesioni i 144-të i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Në Shtip, Koçan, Çeshinovo-Oblleshevo, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut janë varrosur sot viktimat e zjarrit tragjik...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe sot në përvjetorin e rënies së dëshmorit Selim Berisha. Në një postim në Facebook, Kurti  ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.