×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet babai të cilit i vranë të birin në Prizren: Zënka nisi për një shoqe të klasës, vrasësi e ngacmoi e djali i doli zot asaj

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Rreth tri javë pas vrasjes së nxënësit të Mjekësisë, Lirim Buduri, mes dhimbjes e mallit për djalin ka folur për herë të parë babai i tij, Shpejtimi.

    Babai i 15-vjeçarit tha se nga ajo që e ka njoftuar një polic hetues, zënka ka nisur për një shoqe të klasës së Lirimit me të cilën i ndjeri ka bashkëpunuar për mësime dhe detyra, ndërsa e njëjta është ngacmuar nga dorasi.

    Nxënësi i shkollës “Luciano Motroni” në Prizren u ther me thikë për vdekje nga shoku i tij i paraleles, pak metra larg shkollës ku vijonte mësimin.

    Por çfarë dihet deri më tani për vrasjen që shokoi vendin?

    Babai i të ndjerit, ka dhënë versionin e tij nga ajo çfarë ka dëgjuar nga një polic hetues. Teksa i duket i çuditshëm fakti sesi djali i tij në ditën kritike kishte pasur me vete një revole pa plumba.

    “Një vajzë e ka ngacmuar personi që e ka vra djalin tim, vajza ka qenë shoqe e klasës së djalit tim me të cilën kanë bashkëpunuar për detyra të shkollës, ky i ka dalë zot asaj….Më pas në ditën e parë të shkollës kanë dal me u merr vesh me kriminelin, djali e ka pas një revole me veti pa plumba, e cila nuk e di sesi i ka ra në dorë, ai ka qenë nxënës shumë i mirë dhe ka fituar në shumë gara të shkollës, por sipas asaj që më kanë thënë se kanë pa policët hetues në pamjet e kamerave, pasi flet me djalin tim, vrasësi shkon me thikë dhe e godet në zemër, sikur me pas informacione se revolja nuk ka plumba, kjo mund të jetë një kurth që s’po e dina sesi ka ndodhur”, tha Buduri .

    I pyetur nëse familja e dorasit ka kontaktuar me të pas tragjedisë së ndodhur, Buduri tha se ka dëgjuar që i mituri nuk ka familje dhe nuk është i interesuar të ketë kontakte me ta.

    “Me familjen e tij nuk kam kontakte, me sa jam informuar atij i ka vdekur babai, ndërsa nëna i ka shkuar në Gjermani, por edhe nuk dua të kem kontakte me ta”, shtoi ai ndër të tjera.

    Tutje, babai i 15-vjeçarit tha se i mungon shumë djali dhe shpesh herë ëndërron që ai të kthehet.

    “Shpesh herë ëndërroj që djali im të kthehet, kam qenë shumë i lidhur me të dhe më ka ndihmuar shumë në biznes”, tha ai tutje për Gazetën Express.

    Ai tha se dhimbja është shumë e madhe, por tani e kanë marrë pak sa vetën.

    Pas vrasjes, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të miturit J.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”

    Ndërsa, disa ditë më vonë, i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji edhe dy të dyshuarve të tjerë. Njëri nga të paraburgosurit dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe pjesëmarrje në rrahje ndërsa i dyshuari tjetër për veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

    Lirim Budurit i është dhënë lamtumira e fundit më 19 janar në varrezat e qytetit të Prizrenit./Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.