×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet babai i 29-vjeçares shtatzënë që vdiq në QKUK pas infektimit

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Gruaja 29 vjeçe nga Prizreni vdiq bashkë me foshnjën e saj, ndërsa në muajin dhjetor ajo do t’i mbushte një vit martesë. Ishte infektuar me Covid dhe ndonëse më vonë rezultoi negative, ajo nuk mundi të dalë e gjallë nga QKUK-ja.

    Ardita Martinaj – Pervizaj nga Prizreni ka vdekur të enjten në QKUK. E ndjera kishte hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po priste të sillte në jetë fëmijën e saj të parë. Ditë më parë ajo kishte rezultuar pozitive në testin për koronavirus, mirëpo në ritestimin e fundit prizrenasja mori rezultat negativ.

    Babai i Arditës, Qamil Martinaj, ka rrëfyer për Gazetën Express momentet e fundit me vajzën e tij. Teksa foli për të, Qamili tha se Ardita ka qenë më e shëndosha në familje, sipas tij, ajo nuk ka ankuar nga asnjë sëmundje përveç kollës së fundmi.

    Të premten e pati një troh kollë, të shtunën e pata te mjeku ja përshkruajti do hapa, paracetamol, surup, të dielën pak ju ndal kolli. Kollë të madh s’ka pas e as temperaturë, të dielën e çova në Spital në Prizren, ja kanë vendos një infuzion, ja kanë bë analizat, mirë i kanë dalë”, tha ai për Gazetën Express.

    Më pas ai tha se vajzën e kanë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë dhe pasi ajo është shtrirë në klinikë, prindi tha se ajo i ka thënë familjes se është mirë dhe nuk është dashur të udhëtonin për në Prishtinë për ta parë.

    Erdha në shtëpi me i marrë rrobat me ja çua në spital, kur e pash në orën 13:00 e kishin qitë në Emergjencë për me nisë për Prishtinë. I pyeta me urdhër të kujt po e dërgoni në Prishtinë, më thanë që ashtu i kanë thënë në spital. Kemi shkua në Prishtinë, me vetëdije ka qenë, kemi ndejt me të, bile tha çka lypët me ardhur me më pa prapë se unë mirë jam”, tha ai tutje.

    Gjatë bisedës, babai i Arditës tha se ajo po priste të sillte në jetë një vajzë, teksa ritheksoi se Ardita ka qenë shumë e shëndoshë.

    Shtatzënë ka qenë, më datën 27 të këtij muaji ka hy në muajin e shtatë, gjinia e bebes ka qenë vajzë…Ardita mirë ka qenë, trupi i saj kurrë s’është ankua e as nuk ka qenë te doktori…I vetmi fëmijë, që e kam pas që nuk ka shkua kurrë të doktori, as s’e ka ditë çka është gjilpana e as çka është hapi”, u shpreh babai i 29 vjeçares për Gazetën Express.

    Ai tha se për vdekjen e së bijës nuk kanë ndonjë dyshim te mjekët dhe rastin nuk e kanë hapur në polici. Megjithatë pohoi se mjekët i kanë thënë familjes se Ardita është mirë.

    Doktorët na kanë thënë se ajo është mirë, nuk kemi hapur rast në polici…Vetëm kollë ka pas, as temperaturë as asgjë s’ka pas. Nuk kam ndonjë dyshim te mjekësia. I kemi thënë nëse ka ndonjë komplikim te foshnja shpëtojeni të madhen, i kemi nënshkrua krejt letrat për me hy në operacion”, shtoi ai.

    Ai tha se Ardita është martuar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa dhimbja për vdekjen e saj është e madhe edhe në familjen e burrit, në Krajk të Prizrenit.

    Ardita është martua më 26 dhjetor të vitit të kaluar… Dhimbja është e madhe edhe për ata”, përfundoi ai.

    Në shtëpinë e prindërve të Arditës ku familja po pret të afërmit për kryeshnosh.

    Gazeta Express ka tentuar të bisedojë edhe me familjen e burrit të Arditës, mirëpo një grua i kërkoi ekipit të largohej nga shtëpia pasi tha se nuk kanë çfarë të flasin dhe Ardita ka qenë mirë.

    Kurrgjë s’ka pas, vetëm vetë (i ka ndodh). Probleme s’ka pas, mirë u konë”, tha ajo shkurtë duke mos dashur të fliste më tepër.

    Çfarë thanë në QKUK për vdekjen e 29 vjeçares?

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar të enjten se në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

    Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid. Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, u than ë njoftimin e QKUK-së.

    Arditës iu dha lamtumira e fundit ditën e enjte në varrezat e fshatit Krajk të Prizrenit.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër në distancë u zhvillua sot mes kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe ministrit të Bujqësisë,...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Disa persona dyshohet se kanë vjedhur ari dhe gjësende të ndryshme në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me rastin, policia...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. I ndjeri u aksidentuar më 5 nëntor në kryqëzimin...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se ka incizuar fshehurazi të dashurën e tij serbe, derisa ajo ishte në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jetë në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë. Sipas raportit policor, viktima nuk kishte shenja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.