Një person ka mbetur sot i plagosur sot në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.
I njëjti pas plagosjes është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Front Online ka kërkuar përgjigje në QKUK për gjendjen e tij.
Nga zyra për media në SHSKUK, ku aktualisht është duke u trajtuar i plagosuri bëhet e ditur se ai ka marrë tri plagë nga arma e zjarrit, dy nga të cilat janë në pjesën e gjurit.
Sipas mjekëve, gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se një person është sjell nga urgjenca e qytetit të Prishtinës në orën 12 e 55 në Klinikën Emergjente, si pasojë lëndimit me armë zjarri. Ekipet e Klinikes Emergjente menjëherë kanë ofruar kujdesin mjekësor emergjent për t’i detektuar lëndimet e shkaktuara me armë zjarri. Plagët janë shkaktuar nën gju: dy në anën e majtë, ndërsa një në anën e djathtë. Për momentin, gjendja e tij është stabile. Ekipet kujdestare po bëjnë ekzaminimet radiologjike- laboratorike dhe konsulencat mjekësore. Pas përfundimit të këtyre procedurave, i lënduari do të transferohet për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së./FrontOnline/