Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u lejua kandidimi për shkak të problemeve me ligjin me tre emra të tjerë të rinj.
Kështu ka bërë të ditur “Front Online”, zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 3 emra të rinj për kandidat për deputetë”, tha ai për Front Online.
Emrat e tyre, sipas tij, do të bëhen të ditur më vonë gjatë ditës.
Sot pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja.