×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin kandidatët për kryetar komune të Podujevës, tregojnë a pajtohen me fushatën 5 ditore të vendosur nga KQZ-ja

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendim që fushata zgjedhore në Podujevë të zgjasë vetëm pesë ditë, nga 23 deri 27 tetor. Por kundër këtij vendimi po shprehet kandidati i LVV-së për kryetar komune, Shpejtim Bulliqi.

    Bulliqi në një prononcim për “Gazeta Blic” ka deklaruar se koha e shkurtër e fushatës nuk mundëson të shpaloset programi tek secili qytetar.

    “Ne si subjekt politik përmes anëtarëve tonë në KQZ kemi paraqitur qendrimet tona dhe nuk pajtohemi me vendimin e KQZ-se, per vetëm 5 dite fushatë per shkak se koha e shkurter i cenon aktivitetet e partive politike ne kete gare zgjedhore. Koha e shkurter e fushates zgjedhore nuk na e mundeson ta shpalosim programin tone tek secili qytetar dhe alternativen tone qeverisese, po ashtu i minimizon debatet zgjedhore dhe perballjen mes kandidateve”Bulliqi deklaron se pavarsisht kësaj do ta respektojnë vendimin.
    “Përkundër që e vleresojme si vendim të padrejte, ne do ta respektojme kete vendim”

    Ndërsa kandidati i PDK-së për kryetar komune, Naim Fetahu, shprehet se do t’i përmbahen afateve kohore të vendosura nga KQZ dhe se respektojnë një vendim të tillë.“Eshtë çështje e KQZ-së, KQZ-ja merr vendime si institucion, cakton afatet kohore. Ne kemi pas edhe një fushatë në muajin Mars, dhe ne do t’i përmbahemi afateve të vendosura nga KQZ-ja. Kemi mendu se ndoshta mund të kemi një fushatë më të gjatë, ndoshta 10 ditore, por vendimi i KQZ-së të cilin ne do ta respektojnë” tha Fetahu për Gazeta Blic.Gazeta Blic ka provuar të kontaktojë edhe me kandidatin e LDK-së për kryetar komune në Podujevë, Nexhmi Rudari, për ta pyetur rreth këtij vendimi, i njëjti nuk është përgjigjur .

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë...
    Të tjera
    Kronika18 Nëntor 2024
    Është arrestuar një roje e pyllit në Gjurgjedell të Kaçanikut pasi që i njëjti sipas policisë, ka kanosur me thikë shoferin e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Disa persona dyshohet se kanë vjedhur ari dhe gjësende të ndryshme në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me rastin, policia...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. I ndjeri u aksidentuar më 5 nëntor në kryqëzimin...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se ka incizuar fshehurazi të dashurën e tij serbe, derisa ajo ishte në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.