×
  • Sport
  • Sport

    Flamuri shqiptar u përdhos në ndeshjen Çeki-Shqipëri, Federata Shqiptare dënon aktin e turpshëm

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Çekisë.

    “Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve”, thuhet në reagimin e Federatës Shqiptare, përcjell klankosova.tv.

    “Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo formë të racizmit dhe fyerjes ndaj simboleve kombëtare dhe do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore. FSHF reagoi menjëherë që në pushimin e pjesës së parë duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës”.

    Kjo federatë shprehet se futbolli është një lojë që bashkon dhe unifikon gjithë popujt duke promovuar barazinë dhe respektin për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo përkatësisë etnike.

    “Shqiptarët, si pjesë e familjes së madhe futbollistike, do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe nuk do të tolerojnë asnjë formë racizmi apo urrejtjeje duke dënuar me forcë çdokënd që tenton të përdhosë bukurinë e këtij sporti”.

    “Pavarësisht ndeshjes, Kombëtarja jonë ka treguar gjithmonë forcë dhe guxim për të përballuar çdo vështirësi duke u ngritur pikërisht atëherë kur lind nevoja. Bashkë me tifozët do të lëmë pas këtë ndeshje dhe bëhemi gati për të shkuar në Gjeorgji për një rezultat pozitiv”.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Sport12 Tetor 2024
    Ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip (33 vjeç) ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli pasi ishte shumë afër transferimit në disa klube...
    Sport12 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në futboll sot e ka ditën e saj. Me fillim nga ora 15:00, “Dardanët” do të përballen me Lituaninë...
    Sport11 Tetor 2024
    Gjermania ka triumfuar ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, ndërsa Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hungarisë. Të premten janë...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi vlerëson se deklarimet e kryeministrit Kurti për mos përfshirjen në dialog deri në dorëzimin e Radojiçiqit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sërish të hënën, për të diskutuar lidhur me telashet për ushqimin e Forcës...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Qeveria amerikane njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje të sulmit të Teheranit ndaj Izraelit më 1 tetor. Sekretari amerikan i...
    Kronika12 Tetor 2024
    Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali. Ngjarja ndodhi rreth...
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka arritur të fitoj statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kushti i kryeministrit Albin Kurti për të mos shkuar në Bruksel për dialog pa dorëzimin e Milan Radoiçiqit, nga AAK-ja po vlerësohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.