Shumë tifozë të Interit janë mbledhur të dielën sheshin e famshëm të qytetit të modës për të festuar titullin e kampionit në Serie A.
Interi edhe matematikisht është kampion i ri i Italisë, pasi Atalanta e vendit të dytë barazoi 1:1 me Sassuolon.
Tifozë të shumtë të mbledhur kanë nisur festimet për këtë trofe që i mungonte klubit tash e një dekadë.
Në këtë festë nuk mungoi as flamuri i Shqipërisë që gjindej në mes të tifozëve gjatë festës.
Kujtojmë se Interi është një nga skuadrat që ka shumë mbështetës edhe në Kosovë e Shqipëri.