×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Flamuri i ndaluar/ Lugina nesër “vishet” kuq e zi

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Shaip Kamberi e vendosi midis parlamentit serb flamurin kombëtar.

    E si deputeti shqiptar, njëjtë, do të veprojë edhe dikush tjetër i Luginës, veçse tjetërkund e në një ditë më të veçantë, shkruan Front Online.

    Kryetari i Bujanovcit, Nagip Arifi, thotë se do ta vendosë atë në ditën e tij me 28 nëntor në objektin e komunës që drejton.

    “Do të valojë flamuri dhe pastaj do të bëjmë homazhe edhe tek dëshmorët e rënë për liri të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, u shpreh ai për Front Online.

    Ngritjen e simbolit kuq e zi nuk e vë në diskutim as Ragmi Mustafa, kryetari Këshillit Kombëtar shqiptar në Serbi.

    “Ne do ta vazhdojmë me traditën për të shënuar këtë ditë të rëndësishme të identitit tonë kombëtar, e aq më tepër që 28 nëntorin e kemi shpall ditë feste për shqiptarët në Serbi. Nuk ka dilemë. Nuk ka forcë që e ndalon ruajtjen, kultivimin e aq më tepër provimin e identitetit tonë kombëtar”,u shpreh Mustafa për Front Online.

    Mos lejimi i përdorimit të flamurit nuk është i vetmi diskriminim me të cilin shqiptarët përballën në Serbi.

    Mustafa e Arifi përmendin edhe probleme tjera.

    “Serbia përmes një programi të maskuar mirë burokratik po zhvillon,është duke bërë një spastrim të heshtur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ndër to duke filluar nga çështjet e identitetit e deri të sigurimet sekondare shëndetësore”, tha Mustafa për Front Online.

    “Serbia nuk është duke e bërë diskriminimin vetëm dje, Serbia që nga pavarësia e Kosovës ka filluar, por edhe më parë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë e as më pak por të respektohet parimi i reciprocitetit, atë që e kanë serbët në Kosovë ta kenë edhe shqiptarët në Serbi”, pohoi Arifi për Front Online.

    Këto ankesa i kanë parashtuar kaherë shqiptarët në Luginë, por shteti serb nuk është se i ka marrur parasysh ndonjëherë ato.

     

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin. Hargreaves tha se me Radoniqin folën...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se burri i saj Ilir Dalipi nuk i ka përfituar 52 mijë euro....
    Lajme24 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, me rastin...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pasi disa të mitur përdhosën flamurin kombëtar në Suharekë. Policia tha se të miturit kanë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar një rast të përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar në Suharekë, duke thënë se kanë intervistuar dy të...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në finale të Lojërave Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani. Në gjysmëfinale, Laura...
    Kronika24 Korrik 2025
    Policia në rajonin e Gjakovës në kuadër të planit operativ “Alkooli” gjatë katër ditëve të fundit ka testuar me alkool-test 385 drejtues...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi. Ujdia në...
    Lajme24 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese. Nesër do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.