Është i ri me moshë, por ka arritur ta përvetësoj talentin e tij prej frizeri si askush tjetër.
I riu nga Prishtina, Flamur Ukelli, tashmë është bërë adresë për shumë yje të estradës kosovare, për rregullimin e llukit të tyre dhe prerjen e flokëve.
Duart e tij janë bërë besim për shumë emra të VIP.
Ukelli, i cili është menaxher i sallonit të famshëm “Rizza Hair Salon”, kohë pas kohe publikon fotografi me figura të ndryshme të estradës, të cilët shkojnë tek ai për tu rregulluar.
Po ashtu, Flamuri ka qenë edhe pjesë e shumë intervistave dhe storjeve në vend.