Flamuj të zinj janë vendosur sot në rrugët e Prishtinës nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate.
Aksioni i PSD-së, në të cilin kanë marrë pjesë aktivistët Frashër Krasniqi e Nol Nushi, ka filluar me vendosjen e flamujve të zinj në lokacionin e njohur në afërsi të Fakultetit të Filologjisë në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.
PSD-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se ky aksion është kundër vrasjeve të grave.
“Vrasjet e grave janë të paralajmëruara. Ato nuk janë vrasje në afekt, por dhunë e shfrytëzim sistematik që kulmojnë me vrasje. Kur fjala “neglizhencë” përshkruan mosveprimin institucional, dihet që është gjuhë e zbutur për pjesëmarrje në vrasje. Patriarkati bashkëjeton me strukturën shfrytëzuese ekonomike dhe rendit represiv. Kufizimet dhe kushtëzimet që i vendosen gruas gjatë jetës janë po të njëjtat që në fund e vrasin”, shkruan PSD.
https://www.facebook.com/Socialdemokratet/posts/2789727521288039