Tifozët e skuadrës gjermane të Dinamo Dresdenit nuk janë përmbajtur, pasi skuadra e tyre u ngjit në Bundesligën 2. Teksa ditën e djeshme luhej ndeshja ndaj Turgucu, e cila vulosi fatet e sezonit, tifozët e Dinamos dëshironin me çdo kusht të ishin në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre.
Megjithatë, për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria për shkak të pandemisë, policia i ka ndaluar që të futeshin në stadium duke i detyruar këta të fundit të gjejnë mënyra të tjera për të përkrahur skuadrën e tyre. Tifozët nuk janë ndalur këtu dhe janë përplasur me policinë, aty ku bëhet e ditur se 185 policë kanë mbetur të plagosur.
Mediat gjermane raportojnë se në rrugë janë parë skena lufte ku shumë sende dhe flakadanë janë hedhur në drejtim të forcave të rendit të cilat e kanë pasur të vështirë për t’u përballur me turmën e tifozëve.
Mësohet se janë arrestuar edhe disa persona, të cilët mendohet se janë nismëtarët e dhunës të ndodhur në rrugët e Dresdenit.
\