Fjolla Morina i është kthyer rrjeteve sociale.
Këngëtarja që po gëzon lirinë pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri ka zgjedhur një moment të veçantë për t’u rikthyer.
Ajo ka postuar në rrjete sociale pak minuta më parë me rastin e nisjes së klasës së parë për vajzën e dytë, Alayah.
Në top formë, e veshur me një kostum të bardhë, këngëtarja e njohur ka shoqëruar bijën e saj në këtë rrugëtim të ri mes emocioneve dhe urimeve.
“Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël. Uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejt dijes. Jam shumë krenare me ty. Suksese për ty dhe për të gjithë fëmijët anë e kënd botës” – është shprehur Fjolla.