Fjolla Morina vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, teksa merr gjithmonë vëmendje me postimet e saj.
Edhe pse është mjaft pasive në muzikë, ajo është e rregullt me postimet tejet provokuese.
Përveç “Instagramit” ajo është mjaft aktive edhe në “Snapchat”.
Së fundi ajo ka ndarë disa imazhe provokuese me të cilat ka tërhequr vëmendje të madhe.
Bëhet fjalë për disa fotografi në të brendshme, në të cilat ka vënë në pah tatuazhin e madh të veçantë në pjesën e kofshës, që duket të jetë realizuar në të majtë.
“Tatuazhi im”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.
Këngëtarja ndërkaq këtë periudhë është komentuar për një ndarje nga biznesmeni, Fisnik Syla.
Edhe pse i kanë dhënë fund ata vazhdojnë e “thumbohen” me njëri tjetrin.